”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e aksionit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, Fitore Pacolli ka njoftuar për vazhdimin e aksionit për pastrimin e ambientit.
Ajo ka bërë të ditur se aksioni sot do të zhvillohet në qytetet e Mitrovicës dhe Ferizajt.
Sipas Pacollit aksioni në qytetin e Mitrovicës do të zhvillohet në rrugën Admir Voca ndërsa në Ferizaj në fshatin Komogllavë.

