75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 26 Maj 2026 / G T

U zhvillua te Chelsea, Tirana arrin marrëveshje me mbrojtësin

Skuadra shqiptare, KF Tirana ka bërë një goditje në afatin e transferimeve.

Tirana ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e parë në merkato për sezonin e ardhshëm, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Joseph Colley, shkruan Indeksonline

Sipas “Panorama Sport”-it, klubi bardheblu ka arritur akordin me 27-vjeçarin dhe gjithçka është mbyllur mes palëve, duke e bërë transferimin praktikisht të kryer.

Joseph Colley Chelsea U23s During Chelsea Foto de stock de contenido  editorial - Imagen de stock | Shutterstock Editorial

Colley, i lindur në Gambia dhe me pasaportë suedeze, vjen nga eksperienca e tij e fundit te Visla Krakov në Poloni, ku është aktivizuar që nga janari i vitit 2022.

Ai ka qenë pjesë e akademisë së Chelsea FC, ku ka luajtur me grupmoshat dhe madje ka ndarë dhomat e zhveshjes në të njëjtin sezon me Armando Brojën gjatë edicionit 2018/19./Indeksonline/