75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 29 Maj 2026 / L A

Shpëtuan nga rënia, Tottenhami arrin marrëveshje me një tjetër yll të Premierligës

Tottenham Hotspur ka nisur menjëherë të mendojë për përforcime.

Pas Andrew Robertsonit, “spurs” arriti marrëveshje me yllin e Bournemouthit, Marcos Senesi.

Transferimi i tij është me parametra zero, ku do të nënshkruajë edhe kontratën katërvjeçare.

Senesi, ka bërë 128 paraqitje me Bournemouthin që kur iu bashkua në vitin 2022 dhe ishte një nga lojtarët kryesorë, që kualifikoi skuadrën angleze në Europa League./IndeksOnline/