75 Mall Live Search
11:28 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / MSH1

Stresi në Këshill të PD-së, arrin në Pallatin e Kongreseve

Reperi i njohur Stresi, do të kandidojë për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, sot ai është shfaqur nën praninë e babait të tij dhe njerëzve të afërt në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahen punimet e Kuvendit. Me një mesazh për të rinjtë, ai theksoi dje rëndësinë e përfaqësimit dhe angazhimit të brezit të ri në vendimmarrjen politike.

Kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.

Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.

Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, shkroi Stresi.