75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / H F

Bia nxjerr videon duke u perplasur me gjyshen, akuza per abuzim e presion financiar

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka bërë një reagim publik ku ka ngritur akuza të forta ndaj familjarëve të saj, duke ndarë detaje për marrëdhënie të tensionuara dhe problematike.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka thënë se prej vitesh përballet me kërkesa të vazhdueshme financiare dhe sjellje që, sipas saj, përfshijnë presion, manipulim dhe mungesë mirënjohjeje.

Bia ka përmendur edhe një situatë të fundit në orët e mëngjesit, të cilën e ka përshkruar si shqetësuese dhe të qëllimshme, duke shtuar se tensionet në familje janë bërë të përsëritura dhe të rënda për të.

Në reagimin e saj, ajo thekson se ndihet e lodhur emocionalisht nga kjo gjendje dhe se pavarësisht ndihmës që ka dhënë ndër vite, kërkon vetëm respekt, qetësi dhe një raport më njerëzor me familjen.