75 Mall Live Search
13:57 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / Gj Sh

Vjen zyrtarizimi nga Liverpuli për shkarkimin e Arne Slot

Skuadra e Liverpulit edhe zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Arne Slot.

Tekniku holandez do të largohet nga “Reds” me efekt të menjëhershëm, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli njofton se janë në bisedime për trajnerin e ri të skuadrës.

”Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet nga roli i tij si trajner kryesor me efekt të menjëhershëm dhe se procesi për të emëruar një pasardhës është në proces

Ai largohet me një titull në Premier League në emrin e tij dhe mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë.”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, zëvendësues i Arne Slot do të jetë Andoni Iraola, i cili sezonin e fundit ishte trajner i Bournemouthit./IndeksOnline/