75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / Gj Sh

Prishtina nuk po rahatohet me trajner, Dragusha nesër ndeshjen e fundit, ky pritet të jetë trajneri i ri

Epoka e Alban Dragushës te Prishtina ka përfunduar.

Ai nesër do ta drejtojë skuadrën nga kryeqyteti për herë të fundit, në ndeshjen ndaj Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Dragusha morri detyren si trajner i Prishtinës në muajin mars, pas largimit të Afrim Toverlanit, por edhe ecuria e tij nuk ishte e mirë.

Vendin e tij te Prishtina pritet ta zë ish trajneri i Ballkanit, Orges Shehu, i cili së fundi ishte te skuadra e Tiranës./IndeksOnline/