07:29 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Paratë, dashuria, fati! Këtui e keni horoskopin për krejt marsin

Dashi

Në muajin mars ju do të ketë një arsye të madhe për të buzëqeshur. Prandaj nuk keni pse të shtireni, pasi do ju qeshë shpirti. Ndonëse ky muaj mund të interpretohet çuditërisht për disa ndërhyrje private. Prandaj merrni në konsideratë ndryshimet e passëord-eve, duke vendosur fjalë me siguri të lartë. Por Dash, këshilla më e mirë e horoskopit është të jetosh një jetë të sinqertë dhe të virtytshme; që nuk duhet të keni turp për asgjë private.

Demi

Demi, karakteri i babait do të ketë një domethënë shumë të rëndësishme  për ju në muajin mars. Është thjesht pyetja për marrëdhënien tuaj të thellë me prindërit, sidomos me babain tuaj dhe gjithashtu se sa mirë po luani vetë rolin prindëror. E gjithë kjo me një theks në cilësitë tipike mashkullore, siç janë: disiplina e rreptë dhe autoriteti. Horoskopi për muajin e tretë të vitit 2018-të gjithashtu shpall frytet e ëmbla. Puna juaj dhe jeta juaj private do të sjellin rezultate. Por,  mos prisni mrekulli. Edhe vera do të ketë frutat e saj të ëmbla.

Binjakët

Binjakët që kanë në konsideratë martesën në vitin 2018-të duhet ta dinë se marsi do të jetë muaji i përsosur për një ngjarje të tillë. Ekziston zgjimi nga gjumi i ftohtë i dimrit por edhe shpërthimi i emocioneve që ishin të heshtura, por ende të nxehta nën fytyrën tuaj të qetë. Binjakët mund të duken si një nga shenjat e guximshme në shikim të parë, por në fakt ashtu qëndrojnë  përgjithmonë. Megjithatë, horoskopi zbulon se në mendjen e tyre, ndjenjat fillojnë të lëvizin ngadalë dhe kjo do të thotë se trupi i tij i fuqishëm do të dalë përpara për një çast.

Gaforrja

Gaforre bëni një hap përpara dhe përqendrohuni në pamjen përfundimtare në mars. Është e rëndësishme veçanërisht për suksesin dhe kënaqësinë tuaj. A doni një parfum “Paris Boucheron” apo një “Burberry London”, ndoshta një palë vathë “Bvlgari” nga Italia? Ku të filloni? Ju nuk keni nevojë të keni gjithçka në të njëjtën kohë. Por, horoskopi tregon se do t’ju bëjë shumë të lumtur kur të tregoni shijen unike dhe të rafinuar. Madje ka një lajm të mirë për ju. Horoskopi i marsit sinjalizon dritën e gjelbër , të paktën në fushën e paraqitjes dhe përshtypjen e përgjithshme më të mirë.

Luani

Ju po përjetoni një periudhë të përgjumur në marrëdhënie me partnerin. Ju nuk do të duhet të merreni me ndonjë gjë vendimtare këtë muaj, gjë që është shumë e mirë. Të gjitha qelizat e trupit duhet të pushojnë kur ata janë në gjumë, dhe dashuria nuk mund të mbajë për kohë të gjatë pa fituar energji të re herë pas here. Njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit do të veprojnë mekanikisht në punë. “Fillimi” i rëndësishëm, momenti kur vjen puna për të vendosur mbi gjërat thelbësore, ju pret në fund të marsit, por ndoshta edhe më vonë.

Virgjëresha

Virgjëresha, mprehja e të gjitha shqisave tuaja do të jetë tipike në muajin mars. Sidomos dëgjimi do të jetë burimi i kënaqësisë unike, por ndonjëherë edhe shkak i vuajtjeve të pafundme. Meloditë e bukura që mund të dëgjoni në radio ose në kafene apo në sallën e koncerteve, do t’ju ngrenë lart në qiell. Por kjo eufori së shpejti mund të zhduket, pikërisht në momentin kur do ta dëgjosh pa dashje bisedën e fqinjëve dhe do të kuptosh se shokët e tu më të mirë nuk janë ashtu siç duken. Horoskopi 2018-të rekomandon për ju që të mos ndërhyni në mënyrë të padobishme dhe mos u mundoni të bindni të gjithë së janë duke gabuar.

Peshorja

“Cherchez la femme” – Kërkoni gruan. Marsi do të jetë muaji që ju surprizon duke ju dhuruar pushimin dhe paqen, dhe sidomos për gratë që do të luajnë një rol kyç si nëna, motra apo e dashura. Peshorja është krejtësisht indiferent ndaj shumë ngjarjeve që do ndodhin dhe që nuk kanë rëndësinë e duhur. Thjesht peshorja dëshiron të shohë gjërat duke lëvizur dhe nuk do të rri  ulet me krahë të palosur e të pres që gjithçka t’i vijë gati. Gjithmonë do të luftojë për gjërat që dëshiron.

Akrepi

Akrepi, është një ide e mrekullueshme për të shkuar në një udhëtim në mars. Horoskopi i marsit shënon elementin e ajrit si shumë të rëndësishëm dhe ndoshta edhe si një element thelbësor. Kështu që udhëtimi me aeroplan me siguri mund të rekomandohet. Nëse e keni të pamundur trë udhëtoni, të paktën përpiquni të “ndryshoni ajrin” gjatë fundjavave; ose të shijoni qëndrimin në shtëpi. Megjithatë, ju do të bëni mirë kur do të shkoni në fshatra, në male ose në ndonjë liqen paqësor. Muaji i tretë i vitit 2018-të gjithashtu mund të përshkruhet si një periudhë e zgjerimit dhe rritjes. Akrepi do të jetë i suksesshëm në atë kohë.

Shigjetari

Dashuria nuk është një procedurë që mund të kapet në një fletë Excel. Në mënyrë të ngjashme, nuk është fare e mundur të shprehësh fuqinë e emocioneve të tua thjesht duke përdorur një formulë. Megjithatë, kjo është shumë me fat! Edhe nëse do të donit që ndjenjat tuaja të ishin nën kontroll, Marsi do ta bindë Shigjetarin se liria dhe paparashikueshmëria janë shtyllat e dashurisë së vërtetë. Prandaj, horoskopi mujor nxit Shigjetarin që të mësojë të kuptojë pasiguritë si një pjesë e qartë e çdo marrëdhënieje”.

Bricjapi

Sipas horoskopit të marsit 2018-të, ju do të keni fatin të relaksoheni dhe të pushoni. Bricjap, ju duhet të shijoni qoftë  një qëndrim në banjë, ose të paktën në mënyrë të përsëritur të bëni një masazh ose të vizitoni saunën; dhe të kaloni edhe një fundjavë të tërë në shtrat (nëse jeni të lodhur dhe keni punë të rënd fizike gjatë tërë javës). Gjithashtu, Bricjapi mund të jetë e dobishme për të kujtuar se “dashuria po kalon nëpër stomak”.  Partneri/ja juaj do të vlerësojë nëse ju i përgatisni ushqimin e preferuar dhe e shijoni së bashku, ose nëse do dilni për darkë do të zgjidhni një delikatesë të vërtetë nga menuja.

Ujori

Sharjet zakonisht nuk ju ndihmojnë për të zgjidhur ndonjë problem, përkundrazi shfaqin një anë jo të mirë tuajën. Prandaj përpiquni të merrni me qetësi çdo gjë, madje edhe kur mund të duket si një muaj premtues. Me fjalë të tjera, mos u përfshini  në një biznes të rrezikshëm, mos u mundoni të shkatërroni konkurrentin tuaj kryesor, as të dilni në një ekspeditë sfiduese. Gjithçka mund të shkoj për keq. Horoskopi këshillon Ujorin të përqendrohet në punët e përditshme dhe mbështetjen e familjes dhe miqve më të afërt.

Peshqit

Horoskopi vlerëson se në vitin 2018-të Peshqit shpesh do të vuajnë nga “këmbë të ftohta”, më saktësisht synimin për të ikur, kur një situatë nuk është në favor të tyre. Sidomos në mars. Ne nuk duam të themi se Peshqit janë frikacakë, por në të vërtetë ata shpesh zgjedhin rrugën e rezistencës më të vogël, duke u lënë të tjerëve kënaqësinë të dalin si heronj. Kujdes, ruhuni nga plagët. Mundohuni të dukeni të qetë, të veproni me krenari dhe dinjitet, edhe pse mund të keni vepruar gabim.