75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 31 Maj 2026 / b l

Kushtrim Reshitaj reagon ashpër ndaj fyerjeve e linçimeve ndaj Albena Reshitajt

Gazetari Kushtrim Reshitaj, përmes një video adresimi në profilin e tij në facebook, ka reaguar ashpër ndaj linçimeve e fyerjeve që dikush, sipas tij, në formë të organizuar, po bënë ndaj motrës së tij, deputetes Albena Reshitaj.

Ai pos që ka përmendur veprimet që Albena si ministere e ligjvënëse, ka ndërmarrë në interes të shtetit të Kosovës, ka ‘zhveshur’ edhe plot emra të profileve falso në rrjete sociale, që po shkruajnë në postimet e numrit 7 në listen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 7 qershorit.