Gruaja e portierit të PSG-së me gjestin e vitit, krijoi flamurin rus me qese të plastikës
Pavarësisht ndalimit të flamujve rusë në ngjarjet e mëdha sportive ndërkombëtare si pasojë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Marina Kondratiuk, partnerja e portierit të PSG-së, Matvey Safonov, gjeti një mënyrë të veçantë për të shprehur mbështetjen e saj gjatë finales së UEFA Champions League.
Sipas raportimeve, Kondratiuk krijoi një flamur rus duke përdorur qese plastike të shpërndara për koreografinë në stadium, pasi flamuri zyrtar nuk lejohej të futej në arenë. Veprimi i saj tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
🇷🇺 ⚽ It was not permitted to bring a Russian flag into the stadium for the Champions League final, so the wife of PSG’s Russian goalkeeper, Safonov, made her own out of plastic bags pic.twitter.com/EBCWxY69at
— senore_amore (@SenoreAmore) May 31, 2026
Rusia vazhdon të jetë e përjashtuar nga shumica e garave ndërkombëtare sportive, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet ruse janë pezulluar nga aktivitetet e organizuara nga UEFA dhe FIFA që prej vitit 2022.
Paris Saint-Germain shkroi historinë duke fituar trofeun e dytë të UEFA Champions League. Klubi francez triumfoi në finalen ndaj Arsenalit pas ekzekutimit të penalltive./Indeksonline/

