75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / G T

FIFA merr masa kundër vonesave taktike, ndalon shfrytëzimin e lëndimeve të portierëve në Botërorin 2026

FIFA ka konfirmuar një ndryshim të rëndësishëm në rregullore për Kupën e Botës 2026, duke synuar eliminimin e një praktike që është përdorur gjithnjë e më shpesh si manovër taktike gjatë ndeshjeve.

Sipas rregullit të ri, skuadrat nuk do të lejohen më të përdorin lëndimet e portierëve si “time-out” të fshehtë për të marrë udhëzime nga stafi teknik. Futbollistët nuk do të kenë të drejtë të vrapojnë drejt pankinës për këshilla taktike sa herë që një portier bie në fushë dhe loja ndërpritet për trajtim mjekësor, shkruan Indeksonline

Ky vendim vjen pas rasteve të shumta në futbollin ndërkombëtar dhe atë të klubeve, ku ndërprerjet për shkak të lëndimeve të portierëve janë shfrytëzuar për mbledhje të shpejta taktike dhe komunikim me trajnerët.

FIFA synon që me këtë masë të ruajë ritmin e lojës, të reduktojë vonesat e panevojshme dhe të parandalojë përdorimin e ndërprerjeve mjekësore për përfitime taktike.

Rregulli do të jetë në fuqi gjatë Kupës së Botës 2026, turneut më të madh në histori, i cili do të organizohet në SHBA, Kanada dhe në Meksikë./Indeksonline/