75 Mall Live Search
17:53 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / F.R

Arbër Tolaj: Në Kuvend do të jem zëri i mjekëve, bizneseve dhe familjeve që kanë nevojë për mbështetje

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka deklaruar se politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe jo vetëm fjalë.

Tolaj tha se përvoja e tij profesionale dhe kontakti i përditshëm me qytetarët i kanë dhënë njohuri të qarta për problemet me të cilat përballen ata.

“Politika nuk duhet të jetë vetëm fjalë por shërbim dhe punë konkrete për ju. Si mjek dhe si njeri që jeton e vepron, çdo ditë pranë shqetësimeve tuaja. Unë e di saktëisisht se ku dhe si duhet ndërhyrë.

Në Kuvendin e Kosovës zëri im do të jetë zëri i mjekëve që duan kushte, I bizneseve që kërkojnë mbështetje, I komunave që kërkojnë decentralizim I familjarëve të dëshmorëve që meritojnë dinjitet, familjeve me asistencë që meritojnë përkrahje më të madhe.

Unë nuk bëj premtimë të kota, por marr përgjegjësi. Për një Kosovë të fortë të zhvilluar dhe të sigurt”, ka thënë Tolaj./IndeksOnline/