75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / F.R

Fadil Hadërgjonaj: Prizreni rreshtohet me LDK-në, mbështetje e madhe për vizionin e ndryshimit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Hadërgjonaj, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Prizren, ku ka marrë mbështetje të konsiderueshme për programin dhe vizionin politik të LDK-së.

Përmes një postimi në facebook, Hadërgjonaj ka theksuar se Prizreni i Lidhjes është me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e treguar gjatë aktivitetit elektoral.

“Prizreni i Lidhjes është me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Qyteti i kulturës, historisë e traditës na mirëpriti siç është më së miri.

Tashmë nuk ka dyshim që LDK-ja është alternativa e vetme në këto zgjedhje, prandaj edhe qytetarët e Prizrenit po i besojnë vizionit tonë për ndryshim. Faleminderit Prizren”, ka thënë Hadërgjonaj./IndeksOnline/