Bie çmimi i naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 2 qershor 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.48 euro – litri, e që i bie ulje për 2 centë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.41 euro – litri.
Çmimi maksimal i gazit është përcaktuar 0.72 euro – litri.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e 2 qershorit 2026.
Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000.


