75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 02 Qershor 2026 / AR

Qeveria ndan 153 mijë euro për tri ngjarje që lidhen me inovacionin

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu në këtë mbledhje thuhet se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400 mijë eurosh për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153 mijë eurosh me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që thuhet se bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.