Pretendime për favorizim kandidati në konkursin për kardiolog, kallëzim penal ndaj Dr. Artan Ahmetit!
Petrit Jashari ka ushtruar kallëzim penal ndaj Dr. Artan Ahmetit, anëtar i Komisionit Përzgjedhës për pozitën e Mjekut Specialist të Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Sipas kallëzimit penal, ekziston dyshimi se Ahmeti, në cilësinë e personit zyrtar dhe anëtar i komisionit përzgjedhës në konkursin publik të shpallur më 18 mars 2026, ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare gjatë proëesit të testimit me shkrim, të mbajtur më 13 maj 2026 në ambientet e Entit Higjienik në Prizren.
Në dokument thuhet se veprimet e pretenduara kanë pasur për qëllim favorizimin e një kandidati dhe dëmtimin e një kandidati tjetër në proëedurën e konkursit, duke tejkaluar kompetenëat zyrtare.
Sipas pretendimeve të paraqitura në kallëzim, kandidati me inicialet M.K., pasi kishte dorëzuar testin me shkrim, është lejuar nga Ahmeti që të plotësojë një test të ri, veprim që, sipas parashtruesit të kallëzimit, përbën shkelje të procedurave të konkursit.

Lidhur me këtë konkurs ka reaguar edhe gazetari i njohur i shëndetësisë, Bujar Vitia.
“Spitali i Prizrenit i paska pranu ne pune 11 speëialiste. Shume mire. Ka pas nevoj sidomos ne Kardiologji Invazive ku jane pranu 4 speëialiste te rinj.
Shumiëa prej tyre nuk qenkan te komunes ose se paku rajonit te Prizrenit. A ndoshta transferohen shpejt ne QKUK dhe i lirojne vendet prap ne Prizren?! Dikush me lidhje ne Bord, e dikush me deputete…e gjejne rrugen per ne Prishtine”. /Indeksonline/


