75 Mall Live Search
10:22 / E Martë, 02 Qershor 2026 / Z S

Pesë raste vjedhjesh brenda 24-orëve të fundit

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar pesë raste të vjedhejve të rënda.

Sipas raportit 24-orësh rastet janë raportuar në Prishtinë (katër raste) dhe një rast në Ferizaj.

Rastet e raportuara:

Prishtinë/ 01.06.2026 – 00:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se kishin kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, po ashtu shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.  

Prishtinë / 30.05.2026 – NN. Raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt ku kane vjedhur arkën me të holla. Pas veprimeve hetimore është arritur të identifikoheshin dhe të arrestoheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 01.06.2026 – 22:04. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Prishtinë / 29.05.2026 – 12:45.  Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilën kishin kryer veprën në fjalë, ndërsa me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 01.06.2026 – 02:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kanë depërtuar në objektin e tij dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, një pistoletë për të cilën kishte leje valide dhe dokumente të firmës. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.