75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 02 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Dante pensionohet nga futbolli dhe bëhet menjëherë trajner te Bayern Munchen-i

Ish-mbrojtësi, Dante është pensionuar nga futbolli në moshën 42-vjeçare.

Braziliani menjëherë pas pensionimit është bërë me punë të re, shkruan Indeksonline

Ai është rikthyer te Bayern Munchen-i dhe do të jetë trajner i grupmoshave të reja.

42-vjeçari ka luajtur te Bayerni për tri sezone.

Ai gjithashtu, luajti edhe për skuadrat si: Lille, Monchengladbach, Wolfsburg dhe së fundmi te Nice./Indeksonline/