Kroacia shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
Kroacia e ka harruar humbjen nga Anglia dhe ka marr fitoren e parë në Kupën e Botës 2026.
Në ndeshjen e dytë, kroatët shënuan fitore me rezultat 1-0 ndaj Panamas, shkruan IndeksOnline.
Heroi i ndeshjes ishte Ante Budimir, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 54-të.
Me këtë fitore Kroacia mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, duke shkuar në kuotën e tre pikë, një më pak se Anglia dhe Gana, derisa Panama është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi ka dy humbje, dhe renditet e fundit me 0 pikë.
Në ndeshjet e fundit, Anglia luan m Panamanë, ndërsa Kroacia me Ganën./IndeksOnline/

