Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, policia heton rastin në Klinë
Policia ka raportuar se në fshatin Cerovik të Klinës gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij një person i gjinisë mashkullor.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Policia është duke hetuar këtë vdekje./Indeksonline/