Behrami takohet me profesorin Elez Beqiraj: Edukoi dhe emancipoi breza të tërë në Dukagjin e Drenicë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, është takuar me profesorin e njohur të gjuhës shqipe, Elez Beqiraj.
Beqirajn, Behrami e ka vlerësuar si një intelektual të urtë dhe me vlera të rralla, transmeton IndeksOnline.
“Takimet me të janë gjithmonë mësim për dashurinë ndaj gjuhës, familjes dhe Atdheut.
Profesor Elez Beqiraj ka edukuar dhe emancipuar breza të tërë në Dukagjin e Drenicë” shkroi Behrami.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Një bashkëbisedim shumë i mirë me profesorin e nderuar të gjuhës shqipe, Elez Beqirajn — një intelektual i urtë dhe me vlera të rralla.
Takimet me të janë gjithmonë mësim për dashurinë ndaj gjuhës, familjes dhe Atdheut.
Profesor Elez Beqiraj ka edukuar dhe emancipuar breza të tërë në Dukagjin e Drenicë.

