Atletiko Madridi gjen zëvendësuesin e Alvarez-it
Julian Alvarez çdo ditë po lidhet me një largim nga Atletiko Madridi.
Skuadra e Barcelonës është e interesuar për transferimin e sulmuesit argjentinas, me Atletikon që po refuzon largimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë skuadra madrilene ka një plan B, në rast të largimit të Alvarez-it.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Atletiko Madridi po e përcjell nga afër situatën e sulmuesit të Galatasarayt, Victor Osimhen.
Transferimi i sulmuesit nigerian mund t’i kushtojë rreth 75 milionë euro./IndeksOnline/

