Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS
Ministrja Fitore Pacolli ka reaguar pas vendosjes së tabelave në veri dhe kundërreagimeve nga oponentët politik.
Pacolli ka thënë se askush nuk duhet ta ketë merak, sepse veriu është Republikë e Kosovës.
“Po shoh reagime nga ata që edhe nuk është e çuditshme që reagojnë. Ata që dikur as nuk arrinin të shkelnin në veri se lëre më të shtrijnë rend dhe ligj andej. E sot pikërisht këta na sillën si të brengosur me shtrirjen e rendit dhe ligjit andej. Mos keni merak veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, nuk është dhuratë e Rankoviqit.
Eksponentë të kësaj nomenklature me veprimet e Listës serbe duan të godasin Qeverisjen tonë. Edhe ata atje dhe këta këtu siç duket i pengon shumë që më në fund në veri kemi rrugë me emrin ‘’ISA BOLETINI’’shkruan Pacolli në reagim.

