75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / MSH1

PE miraton raportin e Kosovës, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

Parlamenti Evropian, me 47 vota për, ka miratuar raportin e Kosovës.

Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian ka falënderuar të gjithë bashkë raportuesit dhe tha se shpreson se Kosova do të dalë nga bllokimi institucional.

“Vetëm një falënderim për të gjithë, të gjithë bashkëraportuesit të cilët janë shumë konstruktivë dhe punojnë mirë së bashku, dhe shpresoj që Kosova të dalë nga bllokimi së shpejti”, tha Terras në Parlamentin Evropian.