75 Mall Live Search
21:27 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / S Z

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në afërsi të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona nga Kosova humbën jetën.

Përmes një postimi, Konjufca shprehu pikëllimin për humbjen e jetëve dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Na pikëlloi thellë lajmi tragjik për dy bashkëqytetarët tanë nga Kosova që humbën jetën sot pasdite pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Konjufca.

Ai e mbylli reagimin e tij me një mesazh për viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike. “U prehshin në paqe!”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme.