75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Z S

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti politik Bleron Baraliu ka shprehur mbështetje publike për kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjinin, duke vlerësuar se ai përfaqëson “freski në politikë” dhe lidership të guximshëm e të mençur.

Në një koment publik, Baraliu ka deklaruar se Aleanca në këto zgjedhje paraqitet si një forcë konstruktive, me figura të reja dhe kandidatë seriozë, duke përmendur emra si Besnik Tahiri, Labinot Bislimi dhe Burim Ramadani.

“Unë mendoj pse se duhet me votu Aleancën dhe Ardian Gjinin, sepse është freski në politikë, me një lider të guximshëm dhe të mençur”, ka shkruar ai.

Sipas Baraliut, Aleanca ka potencial të luajë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, qoftë si pjesë e qeverisë apo në opozitë.

“Nëse hyn në qeveri si parti e vogël, Aleanca ka shumë gjasa me pas efekt të dukshëm në produktivitet të qeverisë. Nëse mbetet në opozitë, do të bëhet një opozitë e fortë”, është shprehur ai.

Baraliu vlerëson se rritja e Aleancës në këto zgjedhje do t’i kontribuonte pozitivisht skenës politike dhe zhvillimit të Kosovës.