Pse Imer Mushkolaj e veçon në listën e LDK-së kandidatin me numër 68, Gentrit Murselin
Kandidati i LDK-së për deputet Gentrit Murseli ka marrë përkrahje nga analisti Imer Mushkolaj për zgjedhjet e 7 Qershorit.
Sipas Mushkolajt, Murseli ka një kauzë të rëndësishme për shoqërinë, e që është themelimi i një qendre nacionale për rehabilitimin e personave të varur nga droga.
“Ka një kauzë për themelimin e një qendre nacionale, për rehabilitimin e personave të varur nga droga. Kjo është e rëndësishme për shkak të problemit shumë të madh, që të rinjtë në Kosovë kanë me drogat”, tha Mushkolaj.
Gentrit Murseli në zgjedhjet e 7 qershorit garon më numër 68./Indeksonline/

