75 Mall Live Search
23:31 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / B XH

“29-shi” i LDK-së po fiton zemrat e qytetarëve, Arjeta Abazi pritet me entuziazëm në Llap

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, po vazhdon fushatën zgjedhore duke marrë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shkruar se tubimi i mbajtur në Llap dëshmoi mobilizimin dhe përkrahjen e madhe për LDK-në dhe programin e saj.

Sipas saj, pjesëmarrja e qytetarëve ishte tregues i shpresës, besimit dhe vendosmërisë për ndryshim.

“Kur flet Llapi, flet e gjithë Kosova. Llapi u bë zemra e bashkimit dhe zëri i fitores”, ka shkruar ajo, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.

Fushata e Arjeta Salihu Abazit po vazhdon me takime dhe aktivitete të shumta në terren, ku ajo po mirëpritet nga qyetarët në gjithë vendin. /IndeksOnline/