75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 05 Qershor 2026 / MSH1

“Zemra mal sonte”, 110-shi i entuziazmuar nga dy takimet në Gjakovë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Durim Halilaj, ka ndarë përshtypjet e tij nga dy takime elektorale të zhvilluara sonte, duke i cilësuar ato si momente të veçanta dhe plot emocione.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halilaj tha se takimet e mbajtura në lagjen e Ardian Gjinit dhe në vendlindjen e tij i kanë dhënë motivim shtesë për vazhdimin e fushatës.

“Mbështetja, besimi dhe energjia që pashë sonte ishin dëshmi se rrugëtimi ynë po bëhet çdo ditë më i fuqishëm”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Zemra mal sonte!

Dy takime të mrekullueshme, një në lagjen e Ardian Gjini dhe tjetri në vendlindjen time, më dhanë emocione të veçanta. Mbështetja, besimi dhe energjia që pashë sonte ishin dëshmi se rrugëtimi ynë po bëhet çdo ditë më i fuqishëm.

Kur sheh bashkëqytetarët dhe bashkëvendësit të rreshtuar për të ardhmen e Kosovës, lodhja harrohet dhe përgjegjësia rritet.

Faleminderit nga zemra për pritjen dhe besimin. Bashkë po ecim drejt fitores!

128 – Siguri, Energji, Zhvillim

1 – Ardian Gjini

11 – Ramush Haradinaj

110 – Durim Halilaj.