75 Mall Live Search
23:40 / E Premte, 05 Qershor 2026 / MSH1

Hazrolli: Tubimi përmbyllës i LDK-së kurorëzoi një mobilizim të madh qytetar

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka vlerësuar tubimin përmbyllës të partisë si kulmin e një fushate të suksesshme, të karakterizuar nga energjia, përkushtimi dhe besimi i qytetarëve për ndryshim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hazrolli tha se pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës dëshmuan se rruga e zhvillimit, përgjegjësisë dhe shtetndërtimit po vazhdon me forcë.

“Faleminderit secilit qytetar që na mbështeti gjatë këtij rrugëtimi, në çdo takim, në çdo tubim dhe në çdo derë ku u pritëm me respekt e besim. Kjo përkrahje e madhe është dëshmi se Kosova ka njerëz që besojnë në vlerat demokratike, në punën e ndershme dhe në një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Tubimi i madh përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte kulmi i një fushate të jashtëzakonshme, e mbushur me energji, përkushtim dhe besim në ndryshim. Nga çdo cep i Kosovës, qytetarët u bashkuan për të dëshmuar se rruga e zhvillimit, përgjegjësisë dhe shtetndërtimit vazhdon fuqishëm.

Faleminderit secilit qytetar që na mbështeti gjatë këtij rrugëtimi, në çdo takim, në çdo tubim dhe në çdo derë ku u pritëm me respekt e besim. Kjo përkrahje e madhe është dëshmi se Kosova ka njerëz që besojnë në vlerat demokratike, në punën e ndershme dhe në një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë.

Sonte nuk po mbyllim vetëm një fushatë. Sonte po kurorëzojmë një mobilizim të madh qytetar që do të vazhdojë deri në ditën e fitores. Me unitet, me vendosmëri dhe me besimin e qytetarëve, jemi gati për hapin e radhës.

Kosova fiton kur fitojnë vlerat.

35 – Gëzim Hazrolli

113 – Lidhja Demokratike e Kosovës