Leo Messi zyrtarisht bëhet Miliarder
Futbollisti Lionel Messi edhe zyrtarisht është në mesin e miliarderëve.
Sipas një analize të publikuar nga Forbes, pasuria neto e sulmuesit argjentina ka arritur në rreth 1.1 miliardë dollarë, shkruan IndeksOnline.
Në raport theksohet se pasuria e Messit është ndërtuar gjatë më shumë se dy dekadave në elitën e futbollit, duke përfituar paga të majme sa ishte pjesë e Barcelonës, PSG-së dhe Inter Miamit.
Po ashtu, 38 vjeçari pasurin e tij e ka ndërtuar edhe nga sponzorizimet dhe bizneset e tij private.
Forbes në analizën e tyre thekson se Messi ka fituar 70 milionë dollarë në sezonin e fundit me Inter Miamin dhe 70 milionë dollarë tjera nga spozorizimet.
Me këtë arritje financiare, Messi bashkohet me një grup shumë të kufizuar sportistësh miliarderë, ku përfshihen edhe Cristiano Ronaldo, LeBron James dhe Tiger Woods./InderksOnline/

