75 Mall Live Search
22:04 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / L A

Portugalia gati për Botëror, e mposht Kilin

Portugalia ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore ndaj Kilit.

Rezultati 2-1 ishte ajo që i mjaftoi Ronaldos me shokë, që të nisin parapërgatitjet për Botërorin që po vjen javën e ardhshme.

Por kjo ndeshje nuk shkoi pa incidente pasi që në fund të pjesës së parë, Rafael Leao kishte grushtuar lojtarin e Kilit, Ivan Roman me të dytë që u ndëshkuan me karton të kuq.

Golat u shënuan nga Gonçalo Guedes dhe Bruno Fernandes, ndërsa të vetmin për Kilin e shënoi Lucas Cepeda.

Portugalia, ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë ndaj Nigerisë./IndeksOnline/