Ilir Ferati nga Banja e Kaliqani: Istogu beson në LDK
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, edhe një herë ka pritur në komunën e tij Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Tubimi i fundit me qytetarë u mbajt me banorët e Banjës dhe Kaliqanit, ku u diskutuan gjëra të rëndësishme, një ditë para zgjedhjeve.
“Forca e këtij rrugëtimi ishin qytetarët tanë, në çdo thirrje e pritje të bërë bashkë, në secilin hap që ndërmorëm e u takuam, pamë se besojnë me patjetër në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e vendimin për nesër e kanë marrë që nga sot!
Takuam mbarë Istogun sërish, e sonte e përmbyllëm këtë mbrëmje bashkë me Banjën dhe Kaliqanin” u shpreh Ferati.
Ai bëri thirrje që të votohen edhe zëri i Istogut nga LDK-ja: Shkëmb Manaj dhe Naim Behlulaj.

