Aksident i rëndë në Lipjan, dy motoçikleta përplasen me një veturë
Një akisdent trafiku ka ndodhur para pak minutash në komunën e Lipjanit.
Sipa pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy motoçikleta ku janë përplasur me një veturë.
Dyshohet se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje të aksidentit./IndeksOnline/

