75 Mall Live Search
08:27 / E Diele, 07 Qershor 2026 / F.R

Arrestohet një grua në Graçanicë, keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur

Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës, nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Fëmijëve të mitur u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa gjatë trajtimit ka qenë i pranishëm edhe një punonjës social.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“BRAKTISJE E FËMIJËVE – Uglar, Graqanicë / 05.06.2026 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/