75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 07 Qershor 2026 / F.R

“Sot vendoset për nesër”, porosia e Shatrit nga votimi

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Metë Shatri, ka bërë apel qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Shatri përmes një postimi në facebook u shprehë se vota e qytetarëve sot ka fuqi.

“Vota juaj sot ka fuqi. Mos e lini këtë mundësi pa e shfrytëzuar. Dilni dhe votoni me përgjegjësi, sepse çdo votë ka peshë dhe çdo votë bën dallimin.Sot vendoset për nesër”, ka shkruar Shatri./IndeksOnline/