Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor
Një incident është shënuar gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një qytetar ka shqyer fletëvotimin pasi e ka marrë atë për të votuar.
Pas incidentit, personi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në stacionin policor për procedura të mëtejshme./IndeksOnline/

