75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 07 Qershor 2026 / S Z

Komunat me përqindjen më të lartë në zgjedhje deri në orën 11:00

Komunat e banuara me shumicë serbe prijnë me daljen më të lartë të qytetarëve në votim deri në orën 11:00.

Sipas KQZ-së dalja deri në orën 11:00 ka qenë 8.29%.

Ndërsa, në komunat tjera në Kosovë, dalja më e madhe është në Prishtinë e Fushë- Kosovë.

Pjesëmarrja më lartë në zgjedhje në disa nga komunat e Kosovës: Zveçan 21.59%, Ranillug 19.22%, Graçanicë 18.89%, Mitrovicë e Veriut 18.72%,Novobërdë 18.09%, Zubin Potok 13.99%, Partesh  11.67%, Shtërpcë 11.29%, Prishtinë 11.25%, Fushë-Kosovë 9.34%, Obiliq 9.13%.