75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 07 Qershor 2026 / G T

Erkisen niset drejt spitalit, gjendja e tij është stabile!

Futbollisti danez Christian Eriksen është parë duke u larguar nga fusha me ambulancë pas një incidenti gjatë ndeshjes.

Sipas raportimeve, ai ishte i vetëdijshëm në momentin e largimit, gjë që ka sjellë lehtësim te tifozët dhe stafi mjekësor, shkruan Indeksonline

Në stadium u dëgjuan duartrokitje dhe thirrje “Eriksen” nga tifozët e të dy ekipeve, si një shenjë mbështetjeje dhe solidariteti.

Futbollisti 34-vjeçar është transportuar për kontroll dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor. Gjendja e tij do të monitorohet në vazhdim nga ekipet përkatëse./Indeksonline/