75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 07 Qershor 2026 / b l

Hasanpapaj: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje, ky është vetëm fillimi

Kandidati për deputet nga LDK Bardhyl Hasanpapaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, duke vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është në trend rritës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po shënon rënie të mbështetjes.

Përmes një postimi Hasanpapaj ka deklaruar se zhvillimet aktuale politike janë vetëm fillimi i një ndryshimi më të madh në skenën politike të vendit.

“LDK e para në rritje, VV e para në zbritje! Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma”, ka shkruar ai.