75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

“S’ka asgjë më të mirë se kjo”, Shabanhaxhaj i lumtur me debutimin te Kosova

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore 3:0 ndaj Andorrës, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Futbollisti, Dardan Shabanhaxhaj mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kosovës, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes për FFK-në ai u shpreh shumë i lumtur.

“Ndjenjë shumë e mirë. Babi më ka treguar se para 20 vjetëve ka ardhur në këtë stadium për ta parë Prishtinën. Tashti erdhi dita që unë të luaj për Kosovën. S’ka asgjë më të mirë në këtë botë. Ishalla mund të vazhdoj kështu”, u shpreh Shabanhaxhaj

Kujtojmë se mesfushori luajti disa minuta. Ai është pjesë e Rubin Kazanit në Rusi./Indeksonline/