Ardian Ismajli bëhet me trajneri të ri te Torino, pritet të menaxhohet nga ish-lojtari i Milanit
Torino i Ardian Ismajlit ka gjetur një trajner të ri.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Milanit, Ignazio Abate i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ai pritet të zëvëndësojë Roberto D’Aversan, i cili drejtoi skuadrën nga shkurti i këtij viti.
Abate, së fundmi ishte trajner i Juve Stabias në Serie B, të cilët i çoi në play-off për ngritje në Serie A./IndeksOnline/

