75 Mall Live Search
20:01 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pa Dardanin, Kosova e pëson edhe më keq (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll është deklasuar nga Lituania. Djelmoshat kosovar u mposhtën me rezultat të thellë 106 – 50, shkruan IndeksOnline.

Më i miri për lituanezët ishte E. Bendzius i cili realizoi 22 pikë. Kurse për Kosovën ishte S. Jones me 23 pikë, 6 kërcime.

Kujtojmë që në këtë ndeshje mungoi kapiteni, Dardan Berisha për shkak të një lëndimi.

Kosova mbetët pa fitore në kualifikimet për Kupën e Botës “Kinë 2019”. Ndeshjet e radhës zhvillohen në muajin qershor dhe korrik. Më 28 qershor Kosova pret Hungarinë, kurse më 1 korrik pret Poloninë./IndeksOnline/