Art Ramadani, pianisti i ri që zuri vendin e parë
Art Ramadani, nxënës i klasës së 6-të në piano, fitoi vendin e parë në piano në garën ndërkombëtare “Tirana Talent”, Edicioni XVII. Gara ndërkombëtare u mbajt në datat 3 deri 7 qershor 2026 në Tiranë.
Nxënësi i talentuar nga Prizreni, Art Ramadani edhe këtë vit ka arritur të fitojë vendin e parë.
Art Ramadani u vlerësua për interpretim në piano, duke dëshmuar edhe një herë talent të spikatur, dashuri dhe punë të shkëlqyeshme.
Pianisti i ri, Arti, është nxënës i profesoreshës, Ilirjana Rekathati, në Prizren.


