Serbët paralajmërojnë trazira dhe dhunë në veri, institucionet heshtin (Video)
Nenad Çanak politikan i njohur në Serbi dhe kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës ka deklaruar se shumë shpejt mund të ketë trazira në Veri.
Sipas Çanak, këto trazira do t’i shkonin në favor administratës së presidentit rus Vladimir Putin, sepse do të çonte në forcimin e forcave ekstremiste pro-ruse në Serbi.
Ekspertët e Sigurisë në Kosovë vlerësojnë se këto konstatime të Çanak duhet të merren shumë seriozisht nga Kosova, për shkak se ai është një politikan i vjetër në Serbi, i cili sipas tyre ka informacione edhe nga shërbime sekrete.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thekson se këto trazira janë paralajmëruar edhe më herët. Kurse, Fatmir Sheholli gjithashtu thekson faktin se këto deklarime janë sinjale të cilat duhet të paralajmërojnë institucionet kosovare.
Harjullah Tërnava thekson se këto deklarata janë shumë shqetësuese dhe merr si shembull dy rastet e fundit vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe sulmin në ambasadën amerikane në Mal të Zi.
E në anën tjetër institucionet shtetërore kanë zgjedhur të heshtin ndaj këtyre kërcënimeve.
Për më shumë ndiqeni videon në vijim: