75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / b l

Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.

Azemi ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve.

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të pakos për përballje me inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurosh të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.