75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / P M

Nënoficeri i FSK-së thyen rekord shtetëror

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës OR3 Leon Thaqi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë në garën e fundit që është mbajtur në Gjermani, Leon Thaqi është radhitur në vendin e 4 në shtegun 600m me kohë 1 minutë e 17 sekonda duke thyer rekord shtetëror në disiplinën e vrapimit në 600 m.

Leoni është një atlet profesional i cili merr pjesë vazhdimisht në gara të shtigjeve (400m-600m-800m-1600m).

Leon Thaqi në kuadër të Federatës Atletike të Kosovës ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare, duke treguar performancë të shkëlqyer, aktualisht koha e tij radhitet në vend të parë prej të gjithë atletëve kosovar në këtë disiplinë.

Pjesëtari është një shembull i mirë se si një ushtarak përveç punës së tij të mirë në FSK arrin të kontribuojë edhe në institucionet e tjera shtetërore duke përfaqësuar shtetin me performancë të shkëlqyer.