75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / KV

Perrie Edwards rrëfen humbjen e dy shtatzënive: Ishte përvoja më traumatike e jetës sime

Këngëtarja britanike Perrie Edwards, ish-anëtare e grupit Little Mix, ka folur për herë të parë me detaje për dy abortet spontane që ka përjetuar, duke i cilësuar ato si ndër përvojat më të vështira të jetës së saj.

Në një intervistë emocionale për podcastin Great Company, 32-vjeçarja tregoi se humbi shtatzëninë e saj të parë në fazat e hershme, ndërsa humbja e dytë ndodhi në javën e 24-të, kur ajo dhe partneri i saj, futbollisti Alex Oxlade-Chamberlain, kishin vendosur tashmë edhe emrin e foshnjës.

E përlotur, Perrie tha se momenti më i rëndë ishte kur iu desh të lindte një foshnjë që nuk mund ta merrte me vete në shtëpi, duke e përshkruar ngjarjen si “traumatike”.

Pas këtyre humbjeve, ajo pranoi se iu desh shumë kohë për të gjetur forcën për të mbetur sërish shtatzënë. Çifti sot janë prindër të dy fëmijëve, djalit Axel dhe vajzës Alanis Valentine, e lindur në janar të vitit 2026.