75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / AR

“VIP-a të pulave me 10 bodygarda”, Labinot Rexha thumbon Benitën

Këngëtari Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim që shumë ndjekës e kanë interpretuar si thumbim ndaj Benites, pasi kjo e fundit u shfaq e shoqëruar nga truprojet në eventin e Londrimit.

Përmes një InstaStory, Labinoti publikoi një mesazh ironik ku kritikoi trendin e disa personazheve publikë për t’u paraqitur me masa të shumta sigurie, shkruan Indeksonline.

“Wow… çfarë kinemaje! 30 vjet karrierë kam, kurrë në jetë s’kam marrë bodyguard. Kurse sot disa ‘VIP-a të pulave’ me Bugatti e me 10 bodygarda mbrapa”, shkroi ai.

Edhe pse Labinoti nuk përmendi emra konkretë, komenti erdhi menjëherë pasi Benita u pa e shoqëruar nga truproje në eventin e shumëpërfolur të Londrimit, çka bëri që deklarata të interpretohej si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj saj.

Deri më tani, Benita nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë deklaratë./Indeksonline/