Interesante! Norvegjia me tre kuzhinjera dhe ushqim t’vetin nisen drejt SHBA-së
Kombëtarja e Norvegjisë po i kushton rëndësi të veçantë përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara me sasi të mëdha ushqimesh tradicionale dhe staf shtesë për kujdesin ushqimor të lojtarëve.
Sipas raportimeve, delegacioni norvegjez ka marrë me vete rreth 300 kilogramë peshk të kuq, 116 kilogramë djathë dhe 6.000 portokaj, ndërsa në ekip janë përfshirë edhe tre shefa të njohur të kuzhinës norvegjeze, shkruan Indeksonline
🚨 𝗖𝗥𝗔𝗭𝗬 𝗙𝗔𝗖𝗧: Norway's national team traveled to the United States with 300kg of red fish, 116kg of cheese, and 6,000 oranges.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) June 10, 2026
They also flew in 3 top chefs from within Norwegian cuisine.
— @geglobo pic.twitter.com/PelITNRTrf
Federata norvegjeze synon që futbollistët të kenë një regjim ushqimor sa më të afërt me atë që ndjekin në vendlindje, duke konsideruar se ushqyerja është një nga faktorët kyç për performancën gjatë turneut më të madh të futbollit.
Norvegjia do të garojë në Grupin I të Kupës së Botës 2026, ku përballë do të ketë rivalë të fortë si Franca, Senegali dhe Iraku.
Me yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard në përbërje, norvegjezët shpresojnë të lënë gjurmë në Botërorin e parë të tyre pas shumë vitesh mungesë./Indeksonline/

